Kaq i kushtuan veshjet Mozzik’ut në klipin e ri – dhe çmimet s’janë marramendëse sa do e mendonim

By

Yjet shqiptare të muzikës, vishen me shumë stil dhe goxha kushtueshëm.

Së fundmi në zbulimin e markave dhe çmimeve në të cilat ata vishen, punë të mirë ka bërë faqja shqiptare në Instagram – “What They Wearing”, e cila drejtohet nga një administrator që ende dëshiron të mbetet anonim.

Kjo faqe së fundmi ka publikuar edhe çmimin e veshjeve të reperit Mozzik në klipine  tij të ri me partneren Loredana Zefi, dhe çmimet e rrobave të tij nuk qenkan marramendëse siç do e mendonim.

Mozzik ka zgjedhur të vesh një këmishë nga Zara e cila kushton vetëm 30 euro, kurse rripi i tij e papuçet nga Loius Vuitton kapin çmimin secila prej 390 eurosh.

https://www.instagram.com/p/Bt1rYX-HaEe/

Artikuj të ngjashëm