Kaq e pati edhe çifti Don Xhoni – Ariana.
Kjo është lënë të kuptohet nga sjelljet e dyshes në rrjete sociale.
Ata kanë fshirë fotografinë e përbashkët në Instagram që e kishin realizuar në Dubai, ku u takuan në fund të vitit të kaluar.
Për më tepër, Don Xhoni dhe Ariana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.
“Ishte histori e bukur. Mirëupafshim. Përkushtimi që ta dhashë nuk ipet as nga qentë më besnik. Tash, mund të ndihesh krenar me veten” – shprehet Ariana në Instagram.
Nuk dihen arsyet që kanë dërguar në këtë ndarje e cila duket të jetë e pakthim. /Prive.al