Reperët Capital T dhe AgonAmiga mbushën shtypin rozë gjatë fundjavës.
Jo për projektet e tyre por për një sherr mes artistëve. Këtë lajm e mohoi Agoni por që u aktualizua sërish sot gjatë ditës.
Nuk ka vonuar as reagimi i Trimit i cili në një postim me dajën e tij 2po2 ka shkruar: ‘Mesazh për portalet e Kosovës. Nëse mendoni se jemi njerëz që rrehim e i gjujmë me gur, hajdeni provone’.
Përndryshe në planin muzikor, ‘Pare Pare’ e Kapos ka shënuar milionin e katërt në YouTube.