Kanali australian ndalon programin ‘The Ellen Show’

By

Pasojat e dramës së Ellen DeGeneres kanë nisur të ndihen me shpejtësi të frikshme. Ndonëse nuk dihet ende çfarë do të ndodhë me programin e famshëm “The Ellen DeGeneres Show” në Amerikë, Australia e ka marrë vendimin e saj. Kanali televiziv australian, Channel Nine nuk do ta transmetojë më programin e famshëm siç ka bërë deri më tani.

“The Ellen DeGeneres Show” është zëvendësuar me të tjera programe televizive pas diskutimesh të gjata mes Nine dhe Warner Bros. Për momentin nuk dihet çfarë ka rezervuar e ardhmja për Ellen dhe programin e saj, por James Corden është gati të zërë vendin e saj. Një zëvendësim i tillë është konsideruar i pritshëm dhe shumë i mundshëm duke marrë parasysh suksesin e moderatorit edhe pse të zëvendësosh Ellen është goxha sfiduese.

Muajin e kaluar, “The Ellen DeGeneres Show” u bë objekt i një hetimi të brendshëm të WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, raporton Variety, shkruan anabel. Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Telepictures, që vepron si një degë e Warner Bros Television.

Drejtuesit e Warner Bros. Television dhe Telepictures u kanë dërguar një memorandum punonjësve për të përshkruar mjedisin e punës.

Vetë Ellen, pas ankesave të shumta theu heshtjen duke thënë se ndihet e zhgënjyer nga çfarë ka lexuar për stafin e saj.

Artikuj të ngjashëm