Ajo shpesh u krahasua me vajzat më bomba të showbizit ndërkombëtar.
U bë e famshme në sajë të të pasmeve që posedon e stilit luksoz të jetës që bën, dhe edhe tash, Donjeta Kosumi po vazhdon të jetë nën vëmendje pasi tash ka filluar edhe një karrierë muzikore.
Këto ditë ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara, por nga atje po kujdeset që ndjekësit e saj në Instagram t’i mbajë të përditësuar me aktivitetet e saj.
E sigurisht, në këtë mes nuk do mungonin fotografitë provokative të Kallashit, e cila kësaj here shfaqet më e mbuluar e më sportive duke lënë pak anash ekstravagancën, por që sërish duket tejet atraktive. /Prive.al