Këmbën e paska lënduar dhe një fotografi ku tregon se po e trajton lëndimin, këngëtarja e valltarja e njohur kosovare Kallashi e ka publikuar në Instagram.
Kjo gjymtyrë e saj nuk qenka bërë për allçi, megjithatë lëndimi ka pasur nevojë të trajtohet me të tjera elemente, dhe Kallashi këtë e ka treguar përmes rrjeteve sociale.
Madje ajo ka kërkuar që kushdo që t’i shkojë për vizitë, të mos i dërgojë fruta sic e do zakonit, por vetëm para.
“Pushim sezonal. Kush do të vijë me më pa, pa rrush, banane e molla. Eh pare bën”, ka shkruar ajo…