Kallashi iu përgjigjet për të parën herë paragjykimeve që njerëzit kanë ndaj saj!

By

Valltarja Donjeta Kosumi – Kallashi me veprimet e saj gjithmonë komentohet shumë nga opinioni. Në disa prej rasteve, ajo shpeshherë di edhe të jetë objekt i kritikave nga komentues në rrjete sociale.

Këta të fundit shpeshherë e thumbojnë për punën që bën madje duke i vendosur epitete të ndryshme.

Deri sot, Kallashi pothuajse asnjëherë nuk ka replikuar me persona të tillë por sot ka vendosur të veprojë ndryshe.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo i ka bërë thirrje njerëzve të mos paragjykojnë pa e njohur një person.

Donjeta ka treguar se nuk është e thënë që medoemos kushdo që merret me muzikë të jetë e pamoralshme por këtë punë e bën për veten dhe familjen.

Ti qe punon pa marrë parasysh se ku dhe në çfarë vendi nese nuk e ke ne gjak mund të ruash veten dhe krenarinë tënde ne çfarëdo lloj pune,nese e ke ne gjak të bësh diçka që nuk është e hijshme per moralin e një femre e bën edhe nëse punon në vendet e punes ku punojnë dhe njerëz familjarë apo vende serioze – ka thënë mes tjerash Kallashi. /Prive.al/

gena

Artikuj të ngjashëm