Kaci, i famshmi që protestoi sot kundër rritjes së çmimit të rrymës

By

Sot u zhvillua protesta e organizuar nga Partia Social Demokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

E në mesin e të pranishmëve, pati fytyra publike.

Përpos disa eksponentëve politik si deputetët Pal Lekaj (AAK) dhe Hisen Berisha (PDK), duket se kundërshtinë e ka shprehur edhe frizeri më i famshëm i Kosovës.

Ka qenë Kaci ai që ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme, i shoqëruar nga miku i tij, deputeti Lekaj.

Ndonëse nuk jemi mësuar ta shohim shpesh në kauza të tilla, duket se ngritja e çmimeve të energjisë e ka aktivizuar Kacin që të shprehë pakënaqësinë e tij krah miqve politikanë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm