Brenda ditëlindjes së vajzës së Zaiminës (FOTO)

By

Katër vjet më parë, ajo fitoi epitetin e nënës për herë të parë.

Fjala është për ish-Missin, Zaimina Vasjari që në fund të janarit të 2018-ës solli në jetë vajzën Khloe, fryt i një lidhjeje të gjatë me partnerin e saj, Klodin.

Teksa është në pritjen e saj të dytë të ëmbël, kësaj radhe me djalë, Zaimina ka organizuar një festë për ditëlindjen e Khloe që tashmë është vajzë e rritur.

“Urime ditëlindja princeshës sime të vogël. Të lutem ndalo së rrituri kaq shpejt sepse unë jam shumë në dashuri me botën tënde” – është shprehur Zaimina në postimin e saj.

Si për shumë fëmijë të moshës së saj, edhe Khloe të gjithë festën e ka pasur me personazhe të filmit të njohur “Frozen”. Edhe 100! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm