Kaltrina Selimi duket se tani kur djali i është rritur pak e ka marrë mjaft seriozisht rikthimin e fuqishëm në muzikë.
E nisi suksesshëm me reperin Gold AG në ‘Pa ty’ dhe ritmin po e vazhdon me punë intenzive në Kosovë ku mes tjerash po i kushton më shumë kohë edhe vetes.
Dukja që përbën aspektin gati primar për një këngëtar ditëve të sotme, po i besohet emrave të duhur.
Kaltrina me ndryshimet e fundit ka vendosur të merret pak edhe me flokë, të cilave ua ka ndryshuar ngjyrën Kaci në një nuancë që është pëlqyer shumë nga ndjekësit në rrjete sociale.
Me vjeshtën që tashmë ka trokitur, rifreskimi i ngjyrës së flokëve që anon nga gështenja ka qenë zgjedhja e duhur për këngëtaren. /Prive.al/