Fotoja e fundit e Gigi Hadid habit shqiptarët për një arsye të veçantë

By

Për modelen botërore Gigi Hadid, mund të ketë qenë një postim i thjeshtë në vazhdën e imazheve të ndara me ndjekësit e shumtë por një prej paraqitjeve të fundit të bukuroshes për shqiptarët ka tërhequr vëmendjen.

Teksa shfaq kombinimet në veshje me trendet më të fundit përmes një fotoje paparazzi, ajo që ka lënë përshtypje është prapavija e imazhit.

Gigi shihet përkrah një veture e cila në pjesën e prapme ka hartën e Shqipërisë Etnike dhe flamurin amerikan si një shenjë e miqësisë së fuqishme mes dy popujve.

Komentet nga shqiptarët për makinën e cila duket se ka qëlluar rastësisht pranë Gigit nuk kanë munguar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm