Ka një dyqan veshjesh, por Learta Jakupi sapo na e dëshmoi që është në rregull ta veshësh të njëjtin fustan në dy paraqitje!

By

JE famshme si soliste soprano, edhe më e famshme si nusja e këngëtares Shyhrete Behluli, e tani edhe një biznismene meqë ka dyqanin e vet të fustaneve, Learta Jakupi, dje festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Matinit.

Vogëlushi që u bë dy vjeç, pati një festë të adhurueshme me dekore tejet simpatike të punuara nga “Grand Decor”, ndërsa ajo që na ra në sy është fustani i Learta Jakupt.

Këngëtarja sapo na e dëshmoi që nuk ka hiç gjë të veshësh të njëjtin fustan në dy paraqitje publike – shto këtu faktin që ajo zotëron një dyqan të tërë fustanesh.

Jakupi kishte vendosur që në festën e të birit, të vishte të njëjtin fustan që ka veshur në intervistën “Qitja Pikën” në Prive.

LAJMI VAZHDON ME POSHTE:

Ky fustan me dizajn floral, i përputhet më së miri karakterit të Leartës, e cila është shumë e qeshur dhe pozitive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm