Pritja e ëmbël është një periudhë shumë e veçantë që pritet në mënyra të ndryshme.
Disa gra zgjedhin ta kalojnë duke përjetësuar çdo kujtim përmes fotografive, e të tjera në mënyrë më sekrete.
Në këtë grup hyn këngëtarja Eni Koçi që nuk ka bërë sete fotografike.
Kjo me arsye!
Eni ka zgjedhur që fotot t’i bëjë pasi të vijë vajza në jetë.
Ajo në një bisedë në Instagram ka treguar se është 36 javëshe shtatzënë.
Përgjatë kësaj periudhe, një nga fiksimet e shtatzënisë, Eni duket ta ketë pasur piten e gatuar nga duart e vjehrrës së saj.
Ndryshe, këngëtarja ka bërë të ditur se me projekte muzikore do të kthehet me shumë gjasë në Dhjetor, rreth dy muaj pas lindjes. /Prive.al