Justin Bieber pranon një dhuratë ‘gjigante’ nga shoku i tij

By

Për Justin Bieber, Krishtlindjet erdhën më herët falë shokut të tij, artistit J. Balvin.

Image result for justin bieber j balvin

Këngëtari, 25 vjeçar, tregoi një unazë që mori nga J. Balvin në Instagramin – unaza e diamantit të prerë në katror është vërtet verbuese.

Bieber – i cili bashkëpunoi për herë të parë me këngëtarin kolumbian, 34 vjeçar, në një remix Latino të singlit të tij hit “Sorry” në vitin 2015 – etiketoi Balvin në postim dhe shkroi, “Faleminderit për unazën” duke përdorur Gifs shumëngjyrëshe.

Përveç unazës së diamantit, Bieber gjithashtu tregoi unazën e tij të martesës Tiffany & Co. 18K ari dhe një orë Audemars Piguet Royal Oak, të cilën këngëtari raportohet se e bleu para se të martohej me Hailey Baldëin më 30 shtator.

Burimi: People.com

 

Artikuj të ngjashëm