Del e vërteta: A ka bërë ndërhyrje në fytyrë The Weeknd?!

By

The Weeknd njihet për transformimet e tij në daljet publike, madje një muaj më parë në AMA ishte shfaqur me fytyrën e mbuluar me fasha e mavijosje (efekt i grimit), për të dhënë mesazh për mos vozitje në gjendje të dehur.

Teksa, tashmë është në qendër të shtypit për një tjetër ndryshim.

Imazhi i fundit që ka postuar, lë të dyshosh se The Weeknd i është nënshtruar një operacioni plastik.

Por, duket se kjo nuk është e vërtetë, bazuar në “The Independent”, kjo është vetëm protezë për paraqitjen e tij në klipin e ri “Save your tears” që u publikua para dy ditësh./Prive.al

Artikuj të ngjashëm