Justin Bieber kishte një kërkesë nga Hailey Bieber për vitin 2021

By

Justin Bieber është gati të zgjerojë familjen e tij.

Në një skenë nga dokumentari “Prime Video i Amazon Studios”, Justin Bieber shihet duke biseduar me gruan e tij Hailey Baldwin, kur ai tregoi se dëshiron të bëhet prind këtë vit.

“Synimi im për vitin 2021 është që të vazhdoj të vendos synime dhe të argëtohem gjatë bërjes së tyre. Sigurohem që e kam vënë familjen time në radhë të parë, dhe shpresojmë se do të nxjerrim një fëmijë,” i tha Bieber gruas së tij ndërsa të dy folën në mëngjes para Vitit të Ri të tij 2020.

“Në 2021?” pyeti Baldwin, për të cilën Bieber sqaroi se donte të “fillonte të provonte” në fund të vitit 2021.

“Do të shohim,” u përgjigj modelja.

Bieber dhe Baldwin kanë diskutuar mundësinë për të pasur fëmijë në të kaluarën, duke treguar më parë se do bëjnë gjithçka në kohën e duhur.

“Unë i dua fëmijët dhe mezi pres të kem të mitë,” tha modelja në vitin 2018. “Unë do ta thoja këtë tani, ky është realiteti më i afërt, por definitivisht jo së shpejti”.

Megjithëse ajo ka pranuar që emrat e fëmijëve të saj janë zgjedhur tashmë, dhe Bieber foli për dëshirën e tij për “takime baba – vajzë “.

“Unë dua të krijoj familjen time, në kohën e duhur,” i tha ai “Zane Lowe të Apple Music” në shkurt 2020. “Unë dua të kënaqem duke qenë i martuar për pak, të shkoj në turne, të martohem, të shijoj udhëtimet vetëm me ne, të ndërtoj më shumë nga marrëdhënia jonë”.

Këngëtari gjithashtu gjatë një interviste me Ellen DeGeneres, tha se ai po pret përgjigjen e gruas së tij kur është fjala për t’u bërë prindër.

“Unë mendoj se varet nga Hailey sepse është trupi i saj. Unë do të kem aq fëmijë sa Hailey dëshiron. Do të më pëlqente të kisha një fis të vogël. Por, po, është trupi i saj dhe çfarëdo që ajo dëshiron të bëjë. Unë mendoj se ajo dëshiron të ketë disa”, ishte shprehur Bieber

Artikuj të ngjashëm