Justin Bieber ka plane të mëdha për vitin 2020

By

Justin Bieber vetëm sa dha një dhuratë të veçantë për të gjithë fansat e tij – muzikë të re, një turne dhe një dokumentar me seri.

Superylli 25-vjeçari në prag të Krishtlindjeve shpalli projektet e reja që po sjell ai.

“Si njerëz jemi të papërsosur,” Bieber është dëgjuar duke thënë në një video të postuar në faqen e tij në YouTube. “E kaluara ime, gabimet e mia, të gjitha gjërat që unë kam kaluar. Unë besoj se jam aty ku unë duhet të jem.”

Videoja prej 90 sekondash pati mbi 1.4 milion shikime më vonë gjatë ditës.

Këngëtari paralajmëroi një album të ri pa titull, së bashku me singlin, “Yummy”, i cili do të dalë në treg në 3 janar.

“Ndjehem sikur ky është i ndryshëm sesa albumet e mëparshme vetëm për shkak të vendit ku jam në jetën time,” thotë ai.

Bieber njoftoi një turne në 50 qytete që fillon më 14 maj në Seattle dhe përfundon në 26 shtator në Neë Jersey. “Ne të gjithë kemi histori të ndryshme”, thotë ai. “Unë jam thjesht i ngazëllyer për të ndarë historinë time.”

Në fillim të këtij viti, Bieber tha se ai ishte duke u larguar nga muzika për t’u përqëndruar në shëndetin e tij mendor. Në vitin 2017, këngëtari anuloi datat e turneut të tij në Purpose World duke përmendur “për shkak të rrethanave të paparashikuara”.

 

Artikuj të ngjashëm