Justin Bieber befason fansen e tij me 100,000 dollarë

By

Justin Bieber u ndal nga MTV’s Fresh Out Live për t’i dhuruar një fanseje 100,000 dollarë.

Bieber personalisht ia dorëzoi çekun e parave Julie Coker, një Beliber shumëvjeçare – Justin ishte koncerti i saj i parë kur ishte 13 vjeç – e cila po i përkushton gjithë kohën e saj avokimit për shëndetin mendor. Coker, 22 vjeçare, është presidentja e kapitullit Active Minds në Universitetit Stockton, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor midis studentëve të kolegjit. Që nga partnerizimi me Active Minds, Coker ka ndihmuar në terapinë e afro 3,700 njerëzve në kampusin e saj për vetëvrasje, depresion dhe sjellje të çrregulluara të ngrënies.

Coker i tha Billboard pas shfaqjes se ajo ishte e ftuar në Fresh Out Live për të regjistruar një video një minutëshe duke promovuar Minds Active, por nuk kishte asnjë të dhënë që Bieber do të ishte atje – e aq më pak që ajo do të merrte një cek prej 100,000 dollarësh.

Coker planifikon të përdorë 100,000 dollarë për të vazhduar studimetnë Universitetin Monmouth në Neë Jersey, dhe shumën e mbetur ia dhuroi organizatës kombëtare Active Minds.

Burimi: Billboard

 

 

 

Artikuj të ngjashëm