Juliana i kërkon falje Vivienit

By

Juliana i ka kërkuar falje Vivienit për debatin e fundit që patën sa kjo e fundit ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Kjo gjë ndodhi në Prime-n e së hënës derisa Vivien ishte në studio, Juliana i kërkoi falje asaj nga shtëpia.

Vivien dhe Juliana javën e kaluar patën një përplasje të ashpër më njëra-tjetrën.

Juliana i kishte thënë Vivienit se banon me qera, ndërsa Vivien ia kishte përmendur videon intime për të cilën Juliana ishte shantazhuar vite më parë.

Artikuj të ngjashëm