Atdheu mbylli mbrëmë aventurën në BIg Brother VIP Kosova pas 17 ditësh.
Ai krijoi një histori brenda me Xhulin, një prej banoreve të fillimit.
Kjo e fundit duket se e ka befasuar Atdheun që i ka përgatitur valixhet.
Me të hapur ato, një letër ka qenë befasia e Julit.
Atdheu nuk ka zbuluar të gjithë përmbajtjen mirëpo në fund lexohet “E jotja”, e vulosur me buzëkuq.
Xharavina i ka vënë një emoji të mbretëreshës postimit.
Një intervistë për aventurën, Atdheu e dha në Prive dje pas eliminimit. /Prive.al