Ju nuk do t’i besoni syve se sa shumë përngjajnë këta të famshëm me njëri tjetrin

By

A është ai Matt apo Henry? Alexandra apo Tiffani? Këto dyshe të të famshëmve i ngjajnë aq shumë njëri tjetri sa janë kopje gati perfekte dhe si të tilla do t’ju bëjnë të mos i zini besë syve tuaj.

 

Ed Sheeran & Princi Harry

Princi Harry ndërsa iu afrua grupit së rreth 70 nxënësve, në Ditën e Commonwealth në 2017, princi ndaloi për të folur me 12-vjeçaren Tiya Thornton, e cila i tha atij se dukej si shoku I tij flokëkuq. “A jeni princi i vërtetë Harry?”, Pyeti Tiya princin, të cilit ai u përgjigj, “Po, tjetri është Ed Sheeran.”

Image result for ed sheeran and prince harry lookalike

Djemtë në vitin 2019, filmuan së bashku një video për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Rupert Grint & Ed Sheeran

Princi Harry nuk duket se është I vetmi që përngjan me dike. Aktori I famshëm I Harry Potter thot se afro 50 përqind e fansave që takon mendojnë se është Sheeran.

Image result for rupert grint ed sheeran

Në fakt, edhe të famshëm të tjerë kanë probleme të diferencojnë dyshjen: Grint tha që këngëtari britanik Leo Sayer bëri dikur gabimin. “Ai erdhi tek unë dhe tha se e donte muzikën time, natyrisht duke menduar se isha Ed”, tha Grint.

Për të shtuar edhe më shumë konfuzionin: aktori u shfaq në videoklipin muzikor të Sheeran në 2011 për “Lego House. ”

Allen Leech & Niall Horan

Pavarësisht dallimit të tyre në moshë, ylli i Downton Abbey shpesh kujtohet për ngjashmërinë e tij me këngëtarin e “People do it all the time”.

Related image

“Ndodhi, mendoj, në fillimin e serialit Downton Abbey, njerëzit thonin,‘ Oh Zoti im, Niall është në shfaqje!” u shpreh ai në Twitter.

 

Katharine McPhee & Sophia Bush

Në dhjetor të vitit 2018, McPhee postoi një video nga një ngjarje në tapetin e kuq vite më parë, ku ajo ishte gabuar rastësisht për aktoren.

Image result for katharine mcphee and sophia bush

Në klip, një reporter i bën thirrje McPhee për një intervistë, por i referohet asaj si “Sophia” – të cilën duket se McPhee nuk e dëgjon fillimisht – dhe më pas vazhdon të thotë, “Ju jeni në One Tree Hill.”

 

Mila Kunis & Sarah Hyland

Për shkak të ndryshimit në moshë, me të vërtetë mund të ishte motra e madhe e Hylandit.

Image result for mila kunis and sarah hyland

“Njerëzit thonë se unë dukem si Mila,” tha ajo. Gjërat u bënë edhe më konfuze kur aktorja Modern Family u vesh si personazhi i Kunis’s That ’70’s ​​Show, Jackie Burkhart, për Halloween në 2010.

Carla Bruni & Bella Hadid

Po shohim dyshe!

Image result for carla bruni and bella hadid

Carla Bruni, supermodelja italo-franceze e viteve ’90 dhe ish Zonja e Parë e Francës, dhe Bella Hadid janë të vetëdijshëm për statusin e binjakëzimit të tyre. Bruni ndau një foto në Instagramin e saj për të ndarë momentin me ndjekësit.

 

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm