Blogerja shqiptare Armina Mevlani, është nusja e ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Vajza nga Tirana që u shndërrua në ikonë mode për plot shqiptarë, ishte e ftuara e mbrëmshme në emisionin e Alketa Vejsiut ‘Në kurthin e Piter Panit’.
E pyetur nga moderatorja e programit, Vejsiu, se si Armina ndihej në një familje tropojane, ajo tregoi se ishte shumë me fat.
“Shumë e lumtur që jam pjesë familjes, është një familje shumë tradicionale dhe e ngrohtë. Shkoj çdo fundjavë, ka shumë dashuri dhe bëjnë gatime shumë të mira, ndihem shumë me fat”.
Megjithatë Armina nuk i shpëtoi pyetjeve thumbuesve të fëmijëve çapkënë të programit. Njëri prej tyre e pyeti se si ja lan Armina këmbët ‘xhaxhi Berishës’? “Me flori e meriton t’ia lash”, ka thënë ajo.