Pas anulimit të Eurovision-it reagon Arilena Ara

By

Derisa po publikohen këngët për festivalin europian të muzikës ‘Eurovision’, produksioni ka dal sot me një deklaratë.

Për shkak të gjendjes me koronavirus, Eurovision 2020 është anuluar.

Ekipi i festivalit do të vazhdoj bisedimet me Rotterdam që ta mbaj në të njëjtin vend, një vit më vonë, teksa nuk dihet akoma nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera.

Arilena që do të përfaqësonte Shqipërinë, ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, një klip të shkurtër, teksa po përgatitej për perfomancën e saj.

Ajo falenderon ekipin për punën e palodhshme dhe potencon se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonimpër “Fall from Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë për këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.”

P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!” – shkruan ajo në postimin e saj.

 

Artikuj të ngjashëm