Ajo u bë e njohur me cover-in e këngës “Na” të Dafina Zeqirit dhe Lumi B.
Versioni i përpunuar i këtij projekti nga Arta Hajra ishte një nga hitet e pakontestueshme të verës së vitit 2016.
Nga ai moment, kohë pas kohe, Arta ka publikuar edhe projekte të saja, siç ka bërë së fundmi.
Në prag të sezonit veror, këngëtarja që jeton në Suedi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar ‘A bon me ditë’ të cilën të plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al