E mbajtën të fshehtë! Zbulohet emri i bebes së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

By

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra e kanë quajtur vajzën e tyre Malti Marie, raporton TMZ.

Sipas një çertifikate lindjeje të marrë nga media, vajza e tyre – e cila lindi përmes një gruaje zëvendësuese – mbërriti vetëm pas orës 20:00 më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.

Malti është me origjinë sanskrite, indiane dhe do të thotë “lule aromatike” ose “dritë hëne”.

Jonas, 29, dhe Chopra, 39, njoftuan lajmin emocionues për ardhjen e foshnjës së tyre në janar.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë përmes një surrogate”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në Instagram.

“Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shumë faleminderit”.

Artikuj të ngjashëm