Në qershor, Diona Fona lansoi këngën e saj të fundit të realizuar me videoklip që mban titullin “Baje”.
Ajo erdhi edhe në Prive për të na zbuluar shumë detaje rreth videoklipit dhe këngës.
E tani, pas disa muajsh ajo duket se është gati për një këngë të re.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan “Ti luan ama jo me Dionën” dhe më pas një “#Xhani”, që të kuptohet se ky duhet të jetë edhe titulli i këngës së re.
Këngëtarja ende nuk ka ndare detaje të tjera. /Prive.al