Jonida Vokshi po kthehet në ekran, kësaj radhe nën moderimin e një spektakli të njohur.
Lajmi tashmë është konfirmuar!
Aktorja e njohur do të moderojë spektaklin “Gjeniu i vogël” i cili pas një shkëputjeje do të rikthehet shumë shpejt, me në krye drejtuesit e vjetër por me risi.
Pas shumë vitesh në TV Klan, programi këtë herë të do vijë në Vizion Plus, aty ku prej kohësh janë zhvendosur vëllezërit Laço!
Ky do jetë edicioni i tetë i spektaklit “Gjeniu i vogël” që ka nxjerrë ndër vite shumë emra të njohur.
Kujtojmë se gara e talenteve para se t’i besohet Jonidës është moderuar ndër vite nga emra si Rudina Magjistari e Klea Huta. /Prive.al