Mbrëmja në Prime fillon përplasje të ashpër në mes të Andit me Mbresën dhe Xhulin

By

Spektakli Prime i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me një përplasje në mes të Andit me Mbresën dhe Xhulin, debat ky që u pasua pas një video materiali të transmetuar, ku vajzat bënin thashetheme për banorët e tjerë.

Ndër banorët që Mbresa dhe Xhuli përmendën ishin edhe Stresi e Andi, derisa për këtë të fundit thanë që “ka mungesë kapaciteti”, duke iu referuar mënyrës së tij të mendimit dhe artikulimit.

Në anën tjetër, Andi nuk i ka pritur aspak mirë këto komente dhe ka filluar të përplaset me to, çka bëri që Atdheu të ndryshojë edhe vendin ku po ulej, për shkak të tonit të lartë të debatit.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm