Detaje nga ceremonia e martesës së Besianës që zhvillohet sonte

By

Vetëm pak ditë më parë, vajza e madhe e Shkurte Fejzës Besiana, zuri vend në portale dhe interes të publikut për ceremoninë e kanagjeqit.

Në prani të shumë familjareve, mikeshave e kolegeve të nënës që nderuan familjen me prezencën, në një prej restoranteve më luksoze të Prizrenit u zhvillua mbrëmja që do mbahet mend gjatë nga secila e pranishme.

E sonte, është rradha për një tjetër ceremoni, më të rëndësishmen në jetë – atë të martesës.

Prive.al ka arritur të mësoj se Besiana do t’i jap fund beqarisë në një event përallor me shumë të ftuar përfshirë edhe botën e artit.

Ceremonia do zhvillohet në hotel Amazona, rrugës për Mitrovicë në një organizim që inkorporon edhe konceptin e zhvillimit të një pjese në ambient të hapur falë edhe hapësirës që ka ky hotel.

Me motin në anën e tyre, mbetet të shihet në pak orë rrjedha e ngjarjes teksa nusja tashmë është gati me grimin dhe flokët për të cilat janë përkujdesur dyshja Sellma&Kaci. Prive.al do t’iu mbaj të informuar me detajet.

Artikuj të ngjashëm