Jonida Maliqi, aktualisht është e angazhuar në dy projekte në mënyrë paralele. E para që vjen është një event mode, ku është duke organizuar për herë të parë “Tirana Fashion Nights” me brende të njohura dhe ndërkombëtare.
E ndërsa, anash nuk ka lënë as muzikën.
Këngëtarja është duke punuar në një duet që do të vij me një artist ndërkombëtar. Maliqi ka treguar se bëhet fjalë për bashkëpunim me një artist xhamaikan, teksa nuk ka zbuluar emrin.
Kënga do të publikohet në muajin prill./Prive.al