Ermal Mamaqi ironizon me klasin e Morena Tarakut ?! (FOTO)

By

“Lifestyle” term ky ri që në shumicën e rasteve iu referohet mënyrës së jetës dhe trajtimit luksoz që shumë nga femrat i kushtojnë vetës së tyre.

Por janë fytyrat publike ato që e kanë të përshtatur më së miri këtë dukuri.

Publikimi i pothuajse  do momenti nëpër rrjete sociale, ajo çka hanë, pinë, dhuratat, veturat luksoze dhe pamjet nga apartamentet gjatë pushimeve të po të këtij klasi janë disa nga aktivitetet që karakterizojnë përditshmërinë e shumë prej VIP-ave tanë.

Mbase shumë vajza të reja kanë zili këtë mënyrë jetese, por ka të atillë që nuk hezitojnë të ironizojnë çoft duke i paraqitur komentet e tyre si lavdërime.

Të gjithë e njohim Ermal Mamaqin për sarkazmin dhe humorin e tij në lidhje me probleme të ndryshme sociale, e kësaj radhe ajo që ra në sy ishte komentimi në një nga imazhet  e këngëtares dhe modeles Morena Taraku.

“Duket klasi… më pëlqen që i mëson vajzat si të sillen me sharm” – ishte ajo që shkruajti Ermali në një imazh ku Morena shihet duke pirë kafe në një nga  kafiteritë.

Duke gjykuar nga përditshmëria dhe ajo që Morena ndan çdo ditë me publikun mbase Ermali ka gjetur këtë mënyrë për të ironizuar me mënyrën e paraqitjes së Morenës./PRIVE.AL/

de3825e59a771a0fd39a1bf9bc0dc06e03604a6dc7282214161850edd6e0e882_full

Artikuj të ngjashëm