Kanë kaluar disa vjet që nga paraqitja e fundit skenike e Jonida Maliqit. Javën që lamë pas, në edicionin e së shtunës në Prive, u zbulua se këngëtarja po kthehet në skenën muzikore shqiptare me një këngë të re.
Artistja e cila ka kohë që veten më shumë ia ka dedikuar modës dhe biznesit të saj në Tiranë, përfundimisht po bjen një projekt të ri i cili do të quhet “N’errësirë”.
Kënga është e zhanrit pop NRB ndërsa teksti është shkruar nga gazetari Olti Curri.
Maliqi për Prive ka thënë se i ka përfunduar xhirimet e klipit ndërsa në ditët në vazhdim pritet publikimi i klipit të ri, ku siç deklaroi Jonida, do jetë prezent një personazh publik që i ka munguar ekranit. /Prive.al