Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Kënga e saj zyrtare “Ktheju Tokës” po pëlqehet jashtë mase jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe jashtë tyre dhe këtë e kanë bërë të ditur pëlqimet në rrjete sociale.
Pas qëndrimit të saj në Amsterdam, Jonida ka udhëtuar në Tel Aviv të Izraelit për t’u njoftuar me programin.
Performanca e saj atje do të jetë magjike madje ajo do të ngjitet në skenë me më së paku 500 anëtarë të tjerë.
Detajet ua tregon videoja e mëposhtme./Prive.al