Këngëtarja Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson shqiptarët në festivalin e madh europian të këngës.
Ajo ndodhet prej ditësh në Izreal duke promovuar këngën e saj dhe Shqipërinë, ndërsa ka dhënë edhe intervista për media të ndryshme.
Sigurisht intervistat janë dhënë në gjuhën angleze dhe asaj i është kërkuar të flasë për Shqipërinë e këngën e saj.
Mirëpo në intervistat e dhëna në gjuhën angleze, ajo ka lënë shumë për të dëshiruar meqë çalon në njohuritë e gjuhës angleze.
Derisa njëra nga gazetaret po i jepte komplimente për stilin dhe dukjen dhe po i thurte fjalë miradie për njohuritë që ka për modën, Maliqi në përgjigjet e saja ka bërë gabime që vinin si rrjedhojë e pamundësisë për tu artikuluar në anglisht.
“Më pëlqen të këndoj, ndjehem sikur fluturoj dhe ndjehem sikur jam në një tjetër dimenzion. Jam e lumtur kur këndoj”.
Ndërsa kur nis të flasë për modën, ajo përdor fjalë që në kontekstin në të cilin tenton të përgjigjet nuk përdoret në gjuhën angleze.
“Im not like a FASADE”, thotë Maliqi, duke tentuar të shpjegojë se nuk është sipërfaqësore dhe nuk është fals.
Megjithatë, fjala FASADË e cila përfaqëson në gjuhën shqipe një kuptim sipërfaqësor, nuk përdoret në të njëjtin kontekst edhe në gjuhën angleze.
Por në anën tjetër, këngëtarja është tejet e artikuluar në gjuhën shqipe, por siç duket anglishtja ka qenë barrierë për t’i shprehur mendimet e saja në këtë rast dhe duhet ta kuptojmë. /Prive.al