Një makinë si ajo, do binte në sy edhe po të parkohej në mënyrën e duhur, e lëre më gabimisht.
Aktorja e famshme amerikane Hillary DUff, në shtator të këtij viti, mori një gjobë për parkim në një zonë të ndaluar në Los Angeles.
Dhe një muaj më pas, sikur të mos mjaftohej nga gjoba paraprake, ajo u pa duke u ndaluar nga policia me Mercedesin e saj 130,000 dollarës.
30 vjeçarja, sapo kishte dalë nga një salon bukurie ku kishte rregulluar flokët, dhe po ikte për në shtëpi, kur “baam”, hasi në zyrtaren policore që e gjobiti pavarësisht se ajo është e famshme.
Nga shprehja e fytyrës që kishte marrë pas ndalesës policore, Duff nuk dukej edhe aq e lumtur, shkruan Daily Mail. /Prive.al