Sellma Kasumoviq, është artistja kosovare e grimit që ka bërë revolucion në fushën e bukurisë në vendet ku flitet shqip.
Dhe jo vetëm kaq. Ajo krijoi brend në këto vitet e punës së saj dhe tashmë ndiqet nga miliona njerëz edhe në instagram, kryesisht nga vajza që duan të mësojnë më shumë rreth grimit duke parë imazhe dhe video të punës së saj.
https://www.instagram.com/p/BnO0lGdhTiq/?taken-by=sellmakasumoviq
Ka më shumë se një vit që Sellma hodhi në treg buzëkuqin nën emrin e saj me disa ngjyra dhe i eci për mrekulli ky produkt, që u ble nga qindra vajza e gra.
E tani, meqë suksesi i saj s’ka diskutim, Sellma ka nisur në treg një tjetër produkt të brenduar nën emrin e saj.
Bëhet fjalë për maskarën për rregullimin e qerpikëve, të cilën Sellma e ka lansuar në shitje të hënën.
Grimerja e njohur, lajmin e ka dhënë në Instagram, duke publikuar produktin në një fotografi dhe duke e prezantuar atë me ndjekëset e saj. /Prive.al