Eni Koçi nuk po sjellë këngë solo, bashkëpunimi i radhës është me një emër të njohur të muzikës

By

Siç duket çiftit të famshëm Eni Koci dhe Genc Prelvukaj, po ju shkon shumë mirë bashkëpunimi me grupin NRG Band nga Peja.

Pasi ishte Gendi që këtë verë solli një duet me këtë grup, është radha e Enit që të sjellë këngë me njërin nga anëtarët e bendit.

Përderisa dje publikoi në profilin e saj në Instagram një fotografi ku paralajmëronte këngën e re që do titullohej “Zemër”, Eni kësaj here na befasoi.

Ajo nuk po vjen solo, por në një bashkëpunim.

Eni Koçi e ka konfirmuar bashkëpunimin me Besnik Qakën e NRG Band, duke publikuar një foto nga seti i xhirimeve të klipit.

Dyshja shihet në një super market, duke bërë pazaret dhe na lanë të kuptojmë që kjo është njëra nga skenat e përfshira në videoklip.

Përndryshe ky është një bashkëpunim i ri në estradë, ngase dyshja nuk kanë sjellë asnjëherë këngë së bashku. /Prive.al

View this post on Instagram

#Zemer ft @besnik_qaka @nrgbandofficial #soon

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on

Artikuj të ngjashëm