Jo më me Lewis Hamilton! Shakira kapet me reperin e njohur?

By

Shakira e shtoi Drake në listën e saj të romancave të reja të supozuara që nga ndarja nga Gerard Pique pas lidhjes 12-vjeçare.

Këngëtarja ka qenë e lidhur me një mori meshkujsh, përfshirë Tom Cruise, Lewis Hamilton dhe Jimmy Butler, që kur ajo u bë beqare në qershor 2022.

Edhe pse ylli i popit nuk ka konfirmuar asnjë nga romancat e saj deri më tani, raportet e reja sugjerojnë se marrëdhënia e saj me Butlerin po nxehet.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja kolumbiane dhe reperi Drake u panë duke lënë të njëjtën festë brenda pak minutash nga njëri-tjetri në West Hollywood, Kaliforni.

Një dëshmitar okular tha për Daily Mail se Shakira dhe Drake u larguan në mënyrë diskrete “brenda minutash nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit”.

Burimi spekuloi për një romancë të mundshme mes të dyve.

Na mbetet të kuptojmë në vijim se çfarë po ndodh mes dyshes!

Artikuj të ngjashëm