Shfaqjet e shpeshta atë grupit të njohur Babastars në publik janë më se normale andaj të tillat nuk mungojnë pothuajse çdo ditë.
Njejt ndodhi edhe mbrëmë ku disa prej artistëve përfshirë edhe menaxherin e tyre u panë të shoqëruar në kryeqytet.
Rastin në fjalë ata e pasqyruan edhe me fotografi përmes Majkit i cili përpos postimit të fotografisë nuk e la atë edhe pa një përshkrim fantastik.
Ai e quajti veten dhe grupin e tij si ‘Wu tang’, duke aluduar kështu në grupin e njohur të repit nga Amerika të cilët ishin dhe janë aktualisht ndër reperat më të mirë atje.