Ylli amerikan fanse e të cilit ishte Era dikur, sot po i lutet kosovares për bashkëpunim

By

Tashmë është i padiskutueshëm suksesi i këngëtarës Era Istrefi jashtë kufinjve. Thuajse përditë, ajo po mbush me lajme faqet rozë dhe jo vetëm ato shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

Ditë më parë u mor vesh se Era ka bashkëpunuar me këngëtaren me famë botërore Sia e cila ka punuar në tekst dhe vijë melodike të njërit ndër projektet e ardhshme të Erës.

Madje me datë 17 të po këtij muaji, këngëtarja Istrefi do të udhëtojë për në Los Angeles ku edhe do të qëndroj afro dy javë. Atje do të punojë disa këngë të reja e madje do realizoj edhe foto sesion.

Përveq angazhimeve të lartpërmendura, sipas burimeve të sigurta të emisionit Prive, ka gjasa që Era të realizojë edhe një videoklip atje. Krijuesja e hitit “Bon Bon” ka marrë një ofertë bashkëpunimi nga Post Malon por që menaxhmenti i këngëtares kosovare ende nuk kanë vendosur përfundimisht nëse do ta pranojnë këtë ofertë.

Ky zhvillim dëshmon edhe një herë stadin në të cilin ka arritur Era e cila jo shumë kohë më parë, krijimet e artistit i përmendi si më të preferuarat kurse tani, nga po i njejti artist ka marrë ofertë bashkëpunimi.

Më poshtë, kënga e Post Malone ‘White Iverson’ që ka gati 200 milionë shikime në Youtube për 11 muaj.

Artikuj të ngjashëm