Këngëtarja britanike Jessie J ka pozuar me duart në formën e shqiponjës, veprim të cilin e mësoi gjatë kohës që qëndroi në Shqipëri.
Në një postim në llogarinë në Instagram, ajo ka publikuar këtë foto, për të treguar edhe modelin e thonjve dhe unazat, por pozicionimi i duarve na kujton shqiponjën të cilën Jessie nuk la pa e bërë edhe kur ishte në Shqipëri, në koncertin e mbajtur për festat e nëntorit.
Të menjëhershme kanë qenë komentet e ndjekësve të saj shqiptarë, të cilët e komplimentojnë për këtë veprim, pavarësisht se Jessie J nuk ka shkruar asgjë rreth Shqipërisë