Jessie J i drejtohet Dua Lipës: Kemi shijen e njëjtë në veshje dhe ke flokët si të miat  

By

Këgnëtarja e famshme britanike Jessie J, ka një simpati të veçantë për këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Jessie ka publikuar në Instagramin e saj një kolazh fotosh në Instagram, ku shfaqet me veshjet e njëjta si të Duas, të cilat ajo i kishte veshur gjatë një performance.

Madje Jessie e fton Duan në një bashkëpunim, por e thumbon pak për flokët e prera shkurt, që ngjajnë shumë me ato të këngëtares më të vjetër.

“Kështu, të betohem që e kisha ndërmend t’i vishja këto rroba dy javë më parë. Por ja që ndodhi, ti i veshe e para. Dhe po, ti dukesh më mirë në to. Por, isha unë e para që e kisha këtë stil flokët, të paktën këtë e bëra. Je në top moj zonjë. Shumë krenare për ty se si po e përfaqëson Britaninë. Mendoj se ky “xing”, ndodhi për një arsye. A dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”, ka shkruar Jessie në profilin e saj në Instagram, krah fotografisë së saj dhe të Dua Lipës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm