Javë më parë, Jess Kadiu u fotografua paparazzi me Robert Berishën ndërsa kishin ndaluar në një stacion karburanti rrugës për Shqipëri.
Fotografia ngjalli dyshime për një ribashkim pas ndarjes së tyre muaj më parë, konfirmuar nga vet Jessica.
Por, çfarë po ndodhë tani mes tyre, janë apo nuk janë bashkë?
Së fundmi, modelja u pyet nga dikush në Instagram nëse ajo është e lirë, dhe sigurisht se kjo e fundit u përgjigj.
Jessica tha se është single dhe se momentalisht është e fokusuar tek kërkesat e saj.
’Nuk kam kohë dhe energji të merrem me dikë tjetër’, ka shkruar ajo ndër të tjerash në Instagram./Prive.al