Jepet vendimi i gjykatës për Fjolla Morinën

By

Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me vendimin “ Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit.

Seanca nisi rreth orës 13:00 ku Morina u detyrua të rikthehej ka mbërritur për herë të dytë në Gjykatën e Kukësit, pasi gjatë seancës së parë të zhvilluar në orën 08:20 ka deklaruar se është shtatzënë dhe ka kërkuar që të lihet në arrest shtëpie.

Duke qënë se deklarata e Morinës është dukur e dyshimtë, gjyqtarët e ccështjes kanë kërkuar një dokument nga mjeku gjinekolog që e vërteton se këngëtarja është shtatzënë, prandaj edhe e kanë shtyrë seancën për në orën 13:00.

Për të kryer vendimin e Gjykatës së Kukësit, këngëtarja Morina do të jetë e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit derisa të ketë një vendim të dytë nga Gjykata.

 

Artikuj të ngjashëm