Këngëtari me origjinë shqiptare Albert Stanaj, së fundmi ka performuar në një festë private për Krishtlindje.
Të pranishëm ishin shumë fytyra të njohura nga skena ndërkombëtare e muzikës, përfshirë Jennifer Lopez e shoqëruar me burrin e saj miliarder.
Përveç saj, aty ishte edhe Sia.
Të dy këngëtaret e njohura bashkë me njerëzit e tjerë u mahnitën nga zëri i Albertit i cili po këndonte Last Christmas.
Kjo u bë e ditur nga vetë Stanaj i cili publikoi një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shihej Lopez duke e dëgjuar me shumë vëmendje.
Ndër të tjerash Stanaj poshtë videos kishte uruar Krishtlindjet duke shënuar se kjo ishte dhurata më e bukur, Sia, Lopz dhe Alex ishin ulur aty para e që ndihej i bekuar./Prive.al