Këngëtarja e aktorja e famshme amerikane Jennifer Lopez, ka dhënë një lajm të madh për fansat e saj.
Ajo do ta festojë 50-të vjetorin e lindjes duke organizuar një turne në krejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
49 vjeçarja e ka dhënë këtë lajm gjatë një interviste në emisionin e Ellen Degeneres, që transmetohet këtë të mërkure.
“Këtë verë do të jem duke festuar. Ditëlindjen e kam në Korrik kështu që këtë vit vendosa të bëj diçka të madhe për ditëlindje, meqë është edhe ditëlindje e madhe. Do të jem në një turne në SHBA. Do të quhet “It’s My Party”, ka thënë ajo. /Prive.al