Jennifer Lopez dhe Shakira nuk u paguan për perfomancën në “Super Bowl”

By

Perfomanca e dyshes elektrizoi skenën dhe ‘çmendi’ publikun, mirëpo Jennifer Lopez dhe Shakira nuk fituan asnjë qindarkë për performancën e tyre.

Nuk është e pazakontë për interpretuesit në Super Bowl të performojnë falas.

Shfaqja e Shakira dhe J. Lo kishte të gjitha ato dritat, dy skena të ndryshme, ndryshimet e veshjeve dhe paraqitjet e artistëve Bad Bunny dhe J Balvin. NFL do të mbështesë shpenzimet për të gjitha këto, meqenëse këngëtaret kryesore performuan falas.

Përveç që kanë mbuluar kostot e prodhimit, performanca para miliona njerëzve u dhuron ekspozim dhe marketing falas këngëtareve, të cilat mund të shndërrohen në transmetime muzikore dhe shkarkime këngësh.

Forbes raportoi se pas performancës së Justin Timberlake në vitin 2018 Super Bowl, në rrjedhën e tij Spotify pati një rritje prej 214%. Një vit para kësaj, në Super Boël 2017, albumi i Lady Gaga-s  Joanne u kthye në tabelën e Billboard 200 muaj pas publikimit.

Në fund të fundit, është një situatë e favorshme për të gjithë.

Burimi: Elle

 

Artikuj të ngjashëm